KB Vëllaznimi ka njoftuar të mërkurën për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonçevski.
Klubi nga Gjakova bëri të ditur se palët kanë vendosur që rrugët e tyre të ndahen me marrëveshje të përbashkët.
Të lidhura
None found
Vëllaznimi e falënderoi Jonçevskin për punën dhe kontributin e tij, ndërsa i uroi suksese të mëtejshme në karrierë.
Detyrën e trajnerit e ka marrë Nikola Bozhinovski, duke zëvendësuar Jonçevskin, i cili ishte emëruar në këtë post më 10 gusht.
Skuadra gjakovare po kalon një sezon të vështirë në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara, ajo ka arritur 2 fitore dhe ka pësuar 8 humbje.
Me 12 pikë të mbledhura, Vëllaznimi renditet aktualisht në vendin e parafundit të tabelës.






