Kevin Gjokaj po spikat në Primavera 2, kampionatin italian të të rinjve. Sulmuesi i majtë 18-vjeçar ka shënuar 7 gola në 9 paraqitje me Catanzaro U19.
Talenti ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U19 në qershor, ndërsa në muajt e fundit nuk është aktivizuar me përfaqësuesen.
Të lidhura
None found
Mediumi italian “calcioprendinota” i ka kushtuar një postim Gjokajt, ku vlerëson cilësitë e tij në sulm dhe paraqitjet me klubin. Sipas mediumit, ai është bërë lojtar vendimtar për ekipin dhe shihet si premtues për të ardhmen. Postimi veçon gjithashtu faktin se futbollisti shqiptar është formuar në akademinë e Juventusit.






