Mbrojtja e Thaçit do të apelojë mënyrën si Haga llogariti paraburgimin

Avokatja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Sophie Menegon, ka njoftuar se ekipi mbrojtës rezervon të drejtën për të kundërshtuar në Dhomën e Apelit vendimin për vuajtjen e njëkohshme të dënimeve në rastet 06 dhe 12, si edhe mënyrën e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim.

Në një shkresë të dorëzuar më 23 nëntor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, mbrojtja bëri të ditur se synon të apelojë vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin prej 17 muajsh burgim të dhënë ndaj Thaçit në çështjen e pengimit të administrimit të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Me vendimin e 17 nëntorit 2026, Gjykata e Hagës e shpalli Thaçin fajtor për disa vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe e dënoi me 17 muaj burgim.

Gjykatësi arsyetoi se koha e kaluar nga Thaçi në paraburgim, bazuar në dy fletarrestime të veçanta, nuk mund të zbritej nga dy dënime për vepra që nuk lidhen me njëra-tjetrën.

Sipas argumentimit të Menegon, nëse do t’i njihej Thaçit periudha e paraburgimit që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi prej 17 muajsh do të llogaritej i përfunduar dhe ai do të ishte liruar.

“Po t’i ishte njohur z. Thaçi koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi i tij në këtë rast do të konsiderohej i vuajtur dhe ai do të ishte liruar”, thuhet në shkresën e avokates.

Mbrojtja e Thaçit në rastin e dytë tha se, për momentin, nuk planifikon të paraqesë parashtresa të veçanta për vazhdimin e paraburgimit të tij. Megjithatë, ajo ka ruajtur të drejtën për të apeluar Aktgjykimin, përfshirë vendimin për të mos i llogaritur dënimet njëkohësisht dhe çështjen e kreditimit të kohës së kaluar në paraburgim.


Shtuar më 24.11.2026 14:49

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet