Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, u takua me Gjeneralmajor Ferdinant Dimon, komandant të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë bisedës, sipas njoftimit, u trajtua bashkëpunimi i ngushtë mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Të lidhura
None found
Palët u përqendruan veçanërisht te arsimimi dhe edukimi ushtarak, ndarja e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve.
Njoftimi bën të ditur se Gjenerallejtënant Jashari çmoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy forcave dhe nënvizoi rëndësinë e koordinimit të veprimtarive në edukimin e trajnimin ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e mëtejshëm të njohurive dhe aftësive profesionale të personelit ushtarak.
Të dy komandantët riafirmuan angazhimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes institucioneve ushtarake. Ata vlerësuan se arsimimi dhe edukimi ushtarak përbëjnë një element të rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe institucional të të dy forcave.





