Talebanët nuk po ndalojnë vetëm njerëzit, por edhe kafshët të dalin nga Kabuli.
Militantët taleban kanë ndaluar një karvan me 173 mace dhe qen që të hyjnë në aeroportin e Kabulit, për t’u larguar nga Afganistani.
Ish-marinsi britanik, Pen Farthing i cili drejton strehën e kafshëve deklaron se ato mund të ngordhin nga i nxehti nëse qëndrojnë për shumë kohë në makina.
Sipas reporterit të The Sun, ai ka folur drejtpërdrejt me zëdhënësin e talebanëve për të mundësuar këtë operacion.
Ai u nis me 25 stafin e tij afgan dhe familjet e tyre, pasi Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace siguroi një fluturim charter për të fluturuar të gjithë në Britani./albeu.com