Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Ata kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh.
Një nga temat kryesore të takimit ishte korniza e re e bashkëpunimit, sipas së cilës Luksemburgu do ta mbështesë financiarisht Kosovën me 50 milionë euro gjatë periudhës 2026–2030.
Të lidhura
None found
Shiroka Pula falënderoi Luksemburgun për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite dhe vlerësoi ndihmën e tij për zhvillimin e Kosovës. Ajo tha se mbështetja e re pasqyron angazhimin afatgjatë të Luksemburgut dhe besimin në potencialin zhvillimor të vendit.
Palët diskutuan gjithashtu rëndësinë e përkrahjes së mëtejshme luksemburgase për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO.








