Një 20-vjeçar nga Gjilani u arrestua të shtunën, rreth orës 22:00, në këtë qytet. Prokuroria dyshon se ai përfitoi mbi 189 mijë euro duke u paraqitur si i sëmurë me leukemi.
Sipas Prokurorisë, Endrit Azemi dyshohet se që nga 9 nëntori kishte sajuar një ngjarje të pavërtetë.
Të lidhura
None found
Prokuroria Themelore e Gjilanit bëri të ditur se kishte verifikuar që Azemi nuk vuante nga leukemia, ndryshe nga pretendimet e tij. Po ashtu, janë bllokuar në të gjitha llogaritë bankare paratë e mbledhura për të.
Në një video të publikuar disa ditë më parë, Azemi shfaqej me kokën, një pjesë të vetullave dhe një pjesë të mustaqeve të rruara, për t’u dukur sa më bindës në pretendimin se kishte leukemi.
Gjatë videos ai fliste ngadalë dhe me vështirësi, ndërsa falënderonte personat që po i dërgonin para.
Në një tjetër video, ai pretendonte se po lajmërohej nga spitali Acıbadem në Turqi.
Sot, Gjykata Themelore e Gjilanit i caktoi një muaj paraburgim.
Familjarët e Endrit Azemit kanë pretenduar se edhe ata ishin mashtruar.







