Mashtruesi britanik përdori identitete dhe kompani fiktive për të bindur dy gjyqtarë, në përpjekje për të përvetësuar vilën 10 milionë paund të djalit të…

Një pronë luksoze në Londër, me vlerë rreth 10 milionë paund dhe dikur në pronësi të Saadi Gaddafit, birit të ish-diktatorit libian Muammar Gaddafi, u bë shënjestër e një mashtrimi të sofistikuar në Britaninë e Madhe.

Në qendër të këtij mekanizmi qëndron Leslie Gayle-Childs, një britanik 60-vjeçar, i cili përdori identitete false, kompani të trilluara dhe një firmë ligjore që nuk ekzistonte për t’i bindur dy gjyqtarë se mbante të drejta mbi këtë pronë. Kjo mënyrë veprimi i siguroi atij vendime gjyqësore që mund të çonin në transferimin e vilës te një shoqëri e ngritur prej tij.

Të lidhura

None found

Raportimet e mediave britanike tregojnë se Gayle-Childs u përfshi në një grindje ligjore mes shtetit libian dhe General Dynamics UK, kompanisë britanike të mbrojtjes, së cilës Libia i kishte detyrim afërsisht 28 milionë paund për një kontratë të vitit 2008.

Në vitin 2024, gjykata kishte vendosur që kjo kompani të merrte të ardhurat e shitjes së pronës për të mbuluar detyrimin.

Gayle-Childs ndërhyri pikërisht në këtë proces. Ai krijoi shoqëri me emra që ngjanin me atë të entit pronar të vilës, ndër to Capitana Seas Ltd, dhe shfrytëzoi një studio ligjore të rreme të quajtur Paine Crow & Partners, duke u paraqitur si përfaqësues i palës libiane. Falë këtyre dokumenteve dhe identiteteve false, ai bindi dy gjyqtarë të firmosnin urdhra që mund të lejonin kalimin e pronës te kompania e tij.

Skema u zbulua pasi General Dynamics UK kontaktoi drejtpërdrejt autoritetet libiane dhe mori konfirmimin se këto nuk ishin në dijeni të procedurave të nisura. Më pas, një gjyqtar tjetër e rrëzoi përpjekjen dhe e cilësoi çështjen si të pabazuar. Gayle-Childs u urdhërua të paguante 324,522 paund për shpenzimet gjyqësore.

Drejtësia britanike e njihte 60-vjeçarin edhe më parë. Ai po vuan 14 vjet e nëntë muaj burg për mashtrime të tjera dhe për përpjekje për të penguar rrjedhën e drejtësisë, që lidhen me një skemë të mëparshme për përvetësim pronash. Që nga viti 2020, atij i ndalohej të niste procedura gjyqësore në Angli dhe Uells.

Rezidenca gjendet në zonën luksoze Hampstead Garden Suburb në Londër dhe përmban tetë dhoma gjumi, pishinë të brendshme, palestër, xhakuzi dhe kinema private. Saadi Gaddafi e bleu atë në vitin 2009 për rreth 10 milionë paund. Pas vitesh në gjendje të amortizuar, prona u shit në korrik për rreth 4 milionë paund.


Shtuar më 23.11.2026 08:07

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş