Në garën e Kupës Evropiane për kadetë, e cila u zhvillua gjatë fundjavës në Selanik të Greqisë, xhudistët e rinj të Kosovës siguruan gjithsej tri medalje të bronzta.
Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Milot Gashi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 66 kilogramë. Në kategorinë 70 kilogramë, Arba Hasanaj u ngjit po ashtu në podium duke marrë medaljen e bronztë.
Të lidhura
None found
E njëjta medalje shkoi edhe për Elvira Ukajn, e cila garoi në kategorinë mbi 70 kilogramë.






