Mbi 2 mijë studentë krijojnë Lëvizjen Studentore Kombëtare, pa kryetar dhe pa parti

Në Tiranë, studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës kanë krijuar për herë të parë një strukturë të përbashkët, të quajtur Lëvizja Studentore Kombëtare. Krijimi i saj u shpall të shtunën gjatë një takimi publik në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Sipas organizatorëve, deri tani lëvizjes i janë bashkuar mbi 2 mijë studentë nga 34 universitete të Shqipërisë. Rreth 500 prej tyre kanë marrë pjesë në mbledhjet e para, ndërsa 10 fakultete kanë zgjedhur tashmë delegatët e tyre të përkohshëm.

Të lidhura

None found

Studentja Megi Ibrahimi, e cila e prezantoi lëvizjen, tha se “Lëvizja Studentore Kombëtare është vijimësi e natyrshme e revoltës qytetare, jo zëvendësim i saj”.

Studentët theksuan se organizimi nuk ka kryetar dhe nuk ka lidhje partiake. Sipas tyre, ai do të mbështetet te pjesëmarrja demokratike, debati i hapur dhe bashkëpunimi me studentët në të gjithë vendin.

Studenti Emir Leçini tha: “Studentë, thirrja jonë e parë drejtohet për ju! Ky organizim nuk ka kryetar, e as ne nuk jemi të tillë. Ne nuk duam të flasim sot në emrin tuaj, por t’ju ftojmë si shokët tanë të na bashkoheni.”

Lëvizja njoftoi se do të hartojë propozime për diskutim publik në bashkëpunim me qytetarë, profesionistë, intelektualë dhe mësues. Në deklaratën e studentëve thuhet se “Reforma e vërtetë nuk matet vetëm nga ndryshimi i emrave në pushtet, por nga cilësia e rregullave që e kufizojnë atë, mbrojnë votën dhe garantojnë llogaridhënien.”

Studentët refuzuan prerazi çdo dialog me kryeministrin Rama. “As tani dhe as në të ardhmen, kjo lëvizje nuk pranon të ulet në tryezë me kryehajdutin e këtij shteti”, deklaroi Ibrahimi.

Ata u distancuan gjithashtu nga takimi që kryeministri kishte zhvilluar një ditë më parë me një grup tjetër të rinjsh. Sipas tyre, studentët nuk ishin ftuar dhe nuk e njohin atë takim si përfaqësues të organizimit të tyre.

Studentët kërkuan një “hetim të pavarur, të paanshëm dhe transparent” për çdo pretendim për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave.

Një nga temat kryesore të takimit ishte largimi i të rinjve nga vendi. “Rinia shqiptare nuk duhet të zgjedhë më ndërmjet së ardhmes së saj dhe atdheut”, tha studenti Bruno Hamza, i cili e lidhi arsimin cilësor, punësimin dhe mundësitë e barabarta me qeverisjen dhe llogaridhënien e institucioneve.

Protestat qytetare në Shqipëri nisën më 31 maj të këtij viti dhe morën hov të ri më 13 tetor, kur iu bashkuan masivisht studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Gjatë protestave ka pasur edhe përplasje me policinë, e cila në disa raste ka përdorur autobotet e ujit dhe gaz lotsjellës.


Shtuar më 22.11.2026 16:16

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryistanbul escorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet