Në ditën e tretë të Kampit të LRI-së në Jalë ka marrë pjesë edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kryemadhi nuk ka mbajtur fjalim, por ka qenë e ulur në radhën e parë mes të rinjve të partisë. Ajo që bie në sy është look-u i ndryshuar.
Kjo është hera e parë e shfaqjes së kryemadhit, që prej daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku partia e saj mori vetëm 4 mandate.
Që prej asaj kohe, Kryemadhi nuk është shfaqur publikisht dhe as ka qenë e pranishme në rrjete sociale./albe.com