Maqedonci pas testit me mortajat 120 milimetra: FSK-ja po fuqizohet çdo ditë e më shumë

Në poligonin e Bizës në Shqipëri, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses qitje me municion luftarak nga mortajat 120 milimetra të montuara në automjetet e blinduara Vuran.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Facebook, duke theksuar se këto kapacitete të reja po kontribuojnë në fuqizimin dhe modernizimin e FSK-së.

Të lidhura

None found

Sipas tij, automjetet e blinduara Vuran janë të pajisura me sistemin e mortajës Alkar 120 mm, i cili përfshin mekanizëm automatik për drejtimin dhe mbushjen, si dhe sistem të kontrollit të zjarrit. Ai shtoi se një pjesë e këtyre automjeteve janë siguruar si donacion nga Republika e Turqisë, ndërsa pjesa tjetër është blerë me buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Maqedonci nënvizoi gjithashtu se modernizimi i armatimit dhe pajisjeve ushtarake, krahas përgatitjes profesionale të pjesëtarëve, po e bën FSK-në gjithnjë e më të fuqishme dhe më të përgatitur për përmbushjen e misionit të saj.


Shtuar më 21.11.2026 22:38

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobet