Një gol vërtet i pazakontë ka ardhur nga Gabriel Kulla në radhët e Sassuolo U-20. Talenti 18-vjeçar i Kombëtares shqiptare goditi nga mesi i fushës dhe e dërgoi topin në rrjetë, një realizim që meriton vlerësimin maksimal.
Kulla luajti rol kryesor në fitoren e pastër 3-0 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Comos, duke shënuar dy gola me peshë për këtë sukses.
Të lidhura
None found
Sulmuesi i Shqipërisë po konfirmon se është një golashënues i aftë. Në dy takimet e fundit me Kombëtaren U-19, ai ishte protagonist absolut, pasi shënoi tre herë kundër Armenisë dhe Qipros.






