Çfarë pritet të ndodhë me opiumin pas rikthimit të talebanëve

Opiumi ka qenë një nga burimet kryesore të të ardhurave për talebanët.

Ata i kanë përdorur përfitimet e tij për të realizuar projektin e tyre politik, për të organizuar njerëzit dhe ushtarët deri në arritjen e hapit të tyre final që ishte marrja e pushtetit në Afganistan.

Të këtij mendimi janë analistë të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët thonë se pavarësisht se në krye të axhendës kanë pasur luftën kundër kultivimit të kësaj bime, lëndë kryesore për prodhimin e heroinës, talebanët kanë bërë të kundërtën.

Ky grafik tregon se kultivimi i opiumit në Afganistan nuk u reduktua gjatë sundimit të tyre të parë, në vitet 1996 – 2001, teksa prej më shumë se 30 vitesh, ky vend është kultivuesi më i madh i kësaj bime në botë.

Rënie të ndjeshme ka pësuar vetëm kur amerikanët ndërhynë ushtarakisht për t’i rrëzuar ata nga pushteti 20 vite më parë.

Që nga ajo periudhë, kultivimi i opiumit ka pësuar rritje të konsiderueshme, duke kulmuar në 2017-ën me gati 9 mijë tonë të prodhuara për 1 vit, siç konstatohet në një raport të OKB-së.

Opiumi është kultivuar historikisht në zonat e kontrolluara prej talebanëve, teksa ata përfitojnë deri 400 milionë dollarë çdo vit./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 18:15