Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, zhvilloi sot një takim me Anu Prattipatin, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, Gjini bëri me dije se gjatë bisedës u trajtuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet që mban Aleanca në këtë fazë.
Të lidhura
None found
Ai e informoi Prattipatin për pozicionet e partisë, duke theksuar se vendi ndodhet përballë një krize të rëndë energjetike.
Gjini nënvizoi se Aleanca do të qëndrojë e vendosur në mbrojtje të demokracisë dhe të arritjeve të shtetit të Kosovës.
Në mbyllje, kreu i AAK-së shprehu mirënjohjen për angazhimin personal të Prattipatit dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës.







