Në shtator, paga mesatare neto arriti në 49.141 denarë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto për një punonjës në muajin shtator të këtij viti u regjistrua në 49.141 denarë, që i korrespondon 798 eurove, duke shënuar një rritje prej 8,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Enti Shtetëror i Statistikave thekson se kjo rritje e pagës mesatare neto është nxitur kryesisht nga pagat më të larta në sektorin e furnizimit me ujë, trajtimit të ujërave të zeza, menaxhimit të mbeturinave dhe aktiviteteve të sanimit të mjedisit, ku u regjistrua një rritje prej 11,6 për qind.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, u vunë re rritje pagash në sektorin e aktiviteteve administrative dhe shërbimeve mbështetëse, me 10,6 për qind, si dhe në tregtinë me shumicë e pakicë dhe riparimin e automjeteve e motoçikletave, me 10 për qind.

Në krahasim me gushtin, muajin e mëparshëm, paga mesatare mujore neto u rrit në sektorin e minierave dhe nxjerrjes së gurëve me 6 për qind, në industrinë përpunuese me 3 për qind, si dhe në administratën publike, mbrojtjen dhe sigurimin e detyrueshëm social me 2,5 për qind.

Ndërkohë, paga mesatare bruto për punonjës në shtator arriti në 73.940 denarë, e barabartë me 1201 euro.


Shtuar më 20.11.2026 15:23

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş