Albi Qamili akuzohet nga Levica se ka siguruar votat për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve në Tetovë

Partia Levica ka reaguar ndaj zëvendëskryetarit të Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili njëkohësisht drejton Komisionin për riemërtimin e rrugëve, lidhur me procedurën e ndryshimit të emrave të 290 rrugëve në këtë qytet.

Në komunikatën e saj, Levica pohon se Qamili, duke u mbështetur te votat e tre këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, do të arrijë shumicën e Badenterit për të realizuar ndryshimin e emërtimeve të rrugëve.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, qëllimi i procesit është heqja e emrave të lidhur me historinë antifashiste dhe trashëgiminë maqedonase në Tetovë. Levica thotë se në listën e ndryshimeve përfshihen bulevardi dhe sheshi “Marshall Tito”, rruga “JNA”, rruga “29 Nëntori” dhe emri historik “Bitola”, për të cilin pretendohet se do të zëvendësohet me “Manastirska”.

Po ashtu, Levica shpreh kundërshti për vendosjen e emrave të personaliteteve Fadil Sulejmani, Xhafer Sulejmani dhe Sherif Kavazi, duke pohuar se bëhet fjalë për figura kontroverse.

Partia akuzon koalicionin VLEN dhe VMRO-DPMNE se bashkëpunojnë në këtë nismë dhe e konsideron atë si një orvatje për të ndryshuar trashëgiminë historike të qytetit.

Në reagimin e saj, Levica sjell në vëmendje edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi vendimin e vitit 2007 për emrat e rrugëve, duke pretenduar se pushteti aktual po synon ta zbatojë të njëjtin proces përmes një rruge alternative.

Në reagimin e Levicës thuhet: “Ne nuk do të jemi bashkëpunëtorë në pazaret tuaja të pista koalicioniste. Emrat e atyre që e çliruan Tetovën nga fashizmi janë të gdhendur në themelet e këtij qyteti dhe asnjë koalicion i VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it nuk do të mund t’i fshijë”.

Levica bën të ditur se përfaqësuesi i saj është tërhequr nga grupi i punës për këtë proces, duke e cilësuar këtë si qëndrim kundër ndryshimeve të propozuara.


Shtuar më 20.11.2026 14:06

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş