ISHP: U arrit pragu epidemiologjik i gripit, Tetova dhe Shkupi kryesojnë rastet

Numri i të prekurve nga gripi dhe infeksionet e ngjashme me të po rritet në Maqedoni, ku gjatë vetëm një jave u raportuan 154 raste, ndërsa një javë më parë ishin 112. Të dhënat më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tregojnë se përqendrimi më i madh i rasteve është në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë.

Në krahasim me javën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 117 raste, tani numri është 31.6 për qind më i lartë.

Të lidhura

None found

Megjithëse aktiviteti i gripit mbetet ende i ulët, ISHP njofton se tashmë është arritur pragu epidemiologjik që shënon hyrjen në sezonin e gripit.

Gjatë periudhës 9–15 nëntor, në Tetovë u raportuan 49 raste, në Shkup 38 dhe në Kumanovë 19. Sipas moshës, 102 pacientë ishin nga 15 deri në 64 vjeç, 30 ishin fëmijë nën 14 vjeç dhe 22 ishin persona mbi 65 vjeç.

Që nga nisja e sezonit, janë regjistruar gjithsej 609 raste, ndërsa në të njëjtën periudhë të sezonit paraprak numri ishte 571. Vetëm në Tetovë deri tani janë raportuar 198 raste.

Prej 64 mostrave të paraqitura javën e kaluar në laboratorin e ISHP-së, katër rezultuan pozitive për gripin e tipit A dhe tre për koronavirus. Që nga fillimi i sezonit, laboratori ka konfirmuar 22 mostra pozitive të gripit.

Ndërkaq, Klinika e Sëmundjeve Pulmonare në Kozle kryen çdo ditë deri në 150 ekzaminime për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa rreth pesëdhjetë fëmijë po trajtohen në spital. Pacienti më i ri i shtruar është një foshnjë 40 ditëshe. Dy fëmijë kanë konfirmuar gripin, por asnjëri prej tyre nuk ka pasqyrë të rëndë klinike.

Drejtoresha e Klinikës Kozle, Boshkovska, deklaroi më 19 nëntor se personat e shtruar në spital kanë pneumoni dhe bronkit obstruktiv.


Shtuar më 20.11.2026 14:05

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş