Një stuhi e fuqishme ere që përfshiu Tetovën mbrëmjen e kaluar detyroi ekipet e zjarrfikësve të kryejnë 15 ndërhyrje të ndryshme, sipas informacioneve të dhëna nga Avni Ameti, drejtori i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit.
Gjatë një deklarate për “TV21”, Ameti njoftoi se erërat e forta shkaktuan dy zjarre, ndërsa dëme u regjistruan edhe në çatitë e ndërtesave, shtyllat elektrike dhe disa rrugë u bllokuan nga rrëzimet e objekteve.
Të lidhura
None found
Zyrtari theksoi se pavarësisht situatës së rëndë, fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar gjatë këtyre ngjarjeve.





