Pas sulmit me ujë e gjalpë të nxehtë në burg, i dënuari për përdhunimin dhe vrasjen e 80-vjeçares kërkon 100 mijë paund nga shteti britanik

Charles Stapleton, 60 vjeç, po vuan dënimin e përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të 80-vjeçares Teresa Wishart. Në vitin 2018 ai u dënua me të paktën 31 vjet heqje lirie për këtë krim, të kryer në vitin 2017 në banesën e viktimës në Kirkby.

Pas krimit, Stapleton vodhi unazën e martesës që Wishart e kishte mbajtur për 60 vjet dhe e shiti në një argjendari për vetëm 110 paund.

Të lidhura

None found

Tani, i burgosuri kërkon 100 mijë stërlina dëmshpërblim nga shteti britanik. Sipas padisë së tij, siç raporton Daily Mail, në shkurt të vitit 2024, brenda burgut HMP Frankland në Durham, një bashkëvuajtës i hodhi në fytyrë një përzierje me ujë të valuar dhe gjalpë. Ai pretendon se stafi i burgut nuk e mbrojti, megjithëse një roje kishte parë më herët agresorin duke ngrohur ujë dhe gjalpë në një enë, por nuk ndërhyri.

Si pasojë e sulmit, Stapleton ka pësuar djegie në fytyrë, qafë, shpatull, gjoks dhe dorë. Ai thotë se plagët e mbetura i kanë shkaktuar probleme sociale dhe siklet të vazhdueshëm.

Ministria britanike e Drejtësisë i mohon akuzat për neglizhencë dhe argumenton se sulmi ishte i paparashikueshëm.

Çështja pritet të gjykohet në një seancë dyditore gjatë verës së ardhshme. Ndërkohë, rreth 96 mijë paund janë miratuar për shpenzimet ligjore të Stapleton dhe 84 mijë paund për përfaqësimin e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të paguhen nga taksapaguesit.


Shtuar më 19.11.2026 23:09

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişmarsbahisjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobet