-
C
Tensionet janë rindezur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë, ku forcat e rendit po u pengojnë qytetarëve vazhdimin e protestës. Pjesëmarrësit në tubim kanë provuar të thyejnë rrethimin e policisë, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë me spray lotsjellës për të shpërndarë masën e mbledhur.
Pas kësaj ndërhyrjeje, disa protestues kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë. Në një lidhje direkte për News24, gazetari Osman Stafa bëri me dije se një pjesë e qytetarëve ishin ndier keq, teksa në vendin e ngjarjes atyre iu dha ndihmë me solucion fiziologjik.
Të lidhura
None found
Gjendja në terren mbetet e tensionuar. Protestuesit po kundërshtojnë ndërhyrjen e policisë dhe po kërkojnë të vazhdojnë tubimin para godinës së Kryeministrisë.







