Trump pas takimit me Putin dhe Xi në Kinë: Nuk do të vendos për Ukrainën pa Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se asnjë vendim përfundimtar për luftën në Ukrainë nuk do të merret pa përfshirjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Kjo deklaratë vjen pas takimit trepalësh të cilësuar historik, që Trump zhvilloi në Shenzhen të Kinës me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping.

Të lidhura

None found

“Nuk do të merrja asnjë vendim përfundimtar në lidhje me luftën në Ukrainë pa Zelenskyn”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Trump foli edhe për marrëdhënien mes Putinit dhe homologut ukrainas, duke theksuar se presidenti rus ishte jashtëzakonisht i zemëruar me Zelenskyn për sulmin ndaj Urës së Krimesë. Ai shtoi se e kuptonte zemërimin e liderit rus.

Më herët, Zelenskyy kishte thënë se Trump dhe Xi Jinping kanë fuqinë ekonomike dhe politike për t’i dhënë fund luftës, nëse ushtrojnë presion të koordinuar ndaj Moskës.

Sipas tij, kërcënimi me sanksione ndaj tregtisë me Rusinë nga dy ekonomitë më të mëdha të botës mund ta detyronte Vladimir Putinin të ndalte agresionin.

Ndërkohë, mungesa e Ukrainës në samitin trepalësh ka shkaktuar pakënaqësi në Kiev. Presidenti Zelenskyy e ka cilësuar mospjesëmarrjen e vendit të tij në këtë takim si një “gabim të madh” dhe ka këmbëngulur se asnjë marrëveshje që prek të ardhmen e Ukrainës nuk mund të arrihet pa përfshirjen e saj.

Takimi Trump-Putin-Xi në Kinë u zhvillua në një moment vendimtar për përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, ndërsa Ukraina dhe vendet europiane kërkojnë të kenë rol në çdo negociatë që përcakton të ardhmen e sigurisë në rajon.

Deklarata e Trump për përfshirjen e Zelenskyt vjen mes shqetësimeve se Uashingtoni dhe Moska mund të arrijnë marrëveshje për çështje që lidhen drejtpërdrejt me Ukrainën, pa pjesëmarrjen e Kievit.


Shtuar më 19.11.2026 19:49

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetjojobet giriş