Nga tarraca e banesës në Tiranë, Shehaj i drejtohet Ballës: Bëj të njëjtën gjë dhe trego si i sigurove paratë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar një video nga tarraca e shtëpisë së tij në kryeqytet, përmes së cilës i kërkon kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, të bëjë publike pasurinë dhe të shpjegojë se si i ka siguruar të ardhurat për pronën ku banon. Shehaj tha se vlera e shtëpisë së tij është rreth 2 milionë euro, ndërsa theksoi se mund të provojë çdo qindarkë të shpenzuar për blerjen e saj.

Gjatë videos, ai tregoi një pallat pranë banesës së tij dhe pretendoi se Taulant Balla ka deklaruar një apartament prej 100 metrash katrorë, por në fakt jeton në një pronë me sipërfaqe të paktën 500 metra katrorë, vlera e së cilës arrin në disa milionë euro.

Të lidhura

None found

“Diferenca midis meje dhe Taulant Ballës është që unë mund të justifikoj çdo qindarkë të parave që kam përdorur për të blerë këtë pronë, kurse Taulant Balla nuk e bën dot, sepse i mban fshehur. E sfidoj të bëjë të njëjtën gjë që po bëj unë. Të bëjë një video dhe t’u shpjegojë shqiptarëve ku jeton dhe ku i ka gjetur paratë”, deklaroi Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia iu përgjigj gjithashtu deklaratave që, sipas tij, Balla ka bërë prej muajsh lidhur me një arrestim të mundshëm të tij.

“Ka muaj Taulant Balla që thotë lart e poshtë: ‘Do e arrestojnë Agron Shehajn sot, do ta arrestojnë nesër’. Ndërkohë, të vetmit njerëz që arrestohen janë miqtë dhe shokët e Taulant Ballës. Nuk të beson njeri, Taulant! Unë nuk kam gjë për të fshehur. Të gjithë i njohin pronat e mia dhe e dinë shumë mirë si jam pasuruar”, u shpreh ai.

Shehaj e akuzoi Ballën se po mban të fshehur pasurinë e tij dhe kërkoi që deputeti socialist të japë publikisht llogari për diferencën që ai pretendon se ekziston midis sipërfaqes së deklaruar dhe banesës ku jeton.

“Ke deklaruar një apartament prej 100 metrash katrorë dhe jeton në një apartament prej 500 metrash katrorë, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. E di e gjithë Tirana dhe Shqipëria që ti po fsheh pasurinë”, deklaroi Shehaj.

Në fund, kryetari i Partisë Mundësia iu drejtua Ballës: “Nuk të ka ardhur radha se nuk je i rëndësishëm, Taulant, por shumë shpejt do të vijë edhe te ti.”


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetjojobet giriş