Për të 173-ën herë radhazi, qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë.
Forcat e policisë kanë filluar t’i shtyjnë protestuesit drejt trotuarëve, duke mos i lejuar ata të qëndrojnë në bulevard.
Të lidhura
None found
Ky veprim lidhet me aktin normativ të qeverisë, i cili nuk i lejon protestat as në bulevard.
Protestuesit e cilësojnë këtë akt normativ si antikushtetues, pasi e drejta për të protestuar garantohet nga Kushtetuta.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, pjesëmarrësit kanë brohoritur në kor “Poshtë diktatura”, ndërsa efektivët kanë shoqëruar disa prej tyre.








