Në Kancelarinë Federale në Berlin është mbajtur një takim i nivelit të lartë i “Koalicionit të Vullnetmirëve”, i organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz. Në këtë samit ishte i ftuar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në tryezën e zhvilluar në selinë e qeverisë gjermane morën pjesë përfaqësues të shteteve që qëndrojnë përkrah Ukrainës në rezistencën ndaj agresionit rus.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, ftesa drejtuar Ramës për të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm konfirmon edhe një herë pozicionin aktiv të Shqipërisë si një partnere e besueshme në fushën e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian.
Kryeministria shqiptare e vlerëson këtë pjesëmarrje si provë të përkushtimit të vendit në diskutimet dhe nismat ndërkombëtare që lidhen me sigurinë e kontinentit.






