Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka dhënë miratimin për tri marrëveshje ndërkombëtare.
Ndër to bëjnë pjesë Konventa për Zgjedhjen e Gjykatës dhe Protokolli për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
Të lidhura
None found
Me dy të tretat e votave, deputetët kanë aprovuar edhe Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare.
Ky dokument u aprovua në përpjekjen e tretë, pasi u konfirmua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente.







