Forcat e specializuara të administratës penitenciare franceze u angazhuan të martën, më 17 nëntor 2026, për shoqërimin e një të paraburgosuri në gjykatën e Reimsit, ku u zhvillua një operacion i posaçëm sigurie.
I paraburgosuri është Edison Pula, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal shqiptar të njohur me emrin “Nikla”.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve franceze, Pula dyshohet se është përfshirë në rreth 50 grabitje të banesave luksoze në Francë dhe Belgjikë. Grupi që ai dyshohet se drejtonte kishte vënë në shënjestër biznesmenë, futbollistë, këngëtarë dhe figura të njohura. Dëmi i përllogaritur nga grabitjet i kalon 1 milion euro.
Pula ishte arratisur nga burgu i Trevisos në Itali në vitin 2022, ndërsa u arrestua në Luksemburg në janar 2025.
Më 17 nëntor 2026, ai u paraqit në gjykatën e Reimsit, ku u shqyrtua zgjatja e paraburgimit. Për shoqërimin e tij u angazhuan forcat speciale të sigurisë së burgjeve (ERIS).







