Biznesmeni italian Francesco Becchetti do të vuajë dënimin me 12 vite burg, pasi Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit.
Vendimi konfirmon shkurtimin me pesë vite të dënimit fillestar prej 17 vitesh burg.
Të lidhura
None found
Becchetti është shpallur fajtor për ngritjen e një skeme mashtrimi me TVSH dhe për pastrim parash.
Akuzat ndaj tij përfshijnë katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.








