Heimir Hallgrimsson pritet ta rreshtojë Irlandën me skemën 3-4-2-1 për takimin kundër Kosovës. Kapiteni Nathan Collins pritet të jetë jashtë, ndërsa në mbrojtje vendin e tij mund ta marrë Jake O’Brien i Evertonit.
Irlanda përballet me Kombëtaren e Kosovës sonte, të martën, në “Aviva Stadium” të Dublinit. Ndeshja nis në orën 20:45 dhe përzgjedhësi Hallgrimsson pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacionin startues.
Të lidhura
None found
Pa Collinsin, një prej lojtarëve kryesorë të mbrojtjes, treshja pritet të plotësohet nga Jake O’Brien, Dara O’Shea dhe Liam Scales. Në portë parashikohet të jetë Caoimhin Kelleher.
Mesfusha mund të përbëhet nga Festy Ebosele Abankwah, Conor Coventry, Jayson Molumby dhe Ryan Manning. Përpara tyre, Adam Idah dhe Jack Moylan pritet të luajnë pas sulmuesit kryesor Tray Parrot.
Formacioni i mundshëm i Irlandës (3-4-2-1): Kelleher; O’Shea, O’Brien, Scales; Abankwah, Coventry, Molumby, Manning; Moylan, Idah; Parrott.






