Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit/ Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari! Financues dhe negociator i trafikimit të 485 kg d*ogë (EMRI)

Një 49-vjeçar, i dyshuar si financues dhe negociator në trafikun e 485 kilogramëve kokainë të kapur më 2022 në Frakull e Madhe të Fierit, është sjellë nga Spanja në Shqipëri pas ekstradimit të tij.

Policia e Shtetit njoftoi se Kevin Margjoni, i njohur edhe si Arjan Margjoni, u ekstradua përmes operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Të lidhura

None found

Procesi u realizua me bashkëpunimin e specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe autoriteteve homologe të Interpol Madridit.

Hetimet e lidhin 49-vjeçarin me grupin kriminal që dyshohet se organizoi trafikimin e kokainës, duke i atribuar atij rolin e njërit prej financuesve dhe negociatorëve. Policia e zbuloi drogën në vitin 2022, të fshehur në thasë me pleh kimik në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.

Në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Margjoni akuzohet për “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”; si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ekstradimi u krye në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet