Të shtëna me armë pas një ndeje me alkool? Hysni Mehani kërkon veprim nga Policia dhe Prokuroria

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar në Facebook pas raportimeve për një rast të përdorimit të armës, ku dyshohet se është përfshirë shefi i kabinetit të Sami Lushtakut.

Ai u ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe sistemit prokurorial që ta trajtojnë rastin, duke shprehur shqetësimin për përdorimin e armës nga persona që dyshohet se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Të lidhura

None found

Mehani ka theksuar gjithashtu se në vendin ku ka ndodhur ngjarja kanë qenë edhe nënkryetari dhe disa drejtorë. Në reagimin e tij, ai ka kërkuar të bëhet e ditur se sa gjatë do të qëndrojnë të dyshuarit në paraburgim.

Me ironi, zyrtari i Vetëvendosjes shkroi se në ndejat me raki e mish, njerëzit mund të ndihen trima edhe pa pasur ndonjë arsye.

Ai pyeti Policinë e Kosovës dhe sistemin prokurorial nëse më i dëmshëm është një lopë që ushqehet me bar në oborrin e gjykatës apo shefi i kabinetit të Sami Lushtakut, i cili, nën ndikimin e pijeve alkoolike, merr armën dhe qëllon pa kontroll.

“Aty paska qenë edhe nënkryetari e disa drejtorë!”, ka shkruar Mehani, duke shtuar se është e rëndësishme të shihet se për sa kohë do të mbahen në paraburgim personat e dyshuar.


Shtuar më 17.11.2026 09:12

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet