Një grup protestuesish u vendosën në Manëz për të pritur kryeministrin Edi Rama, i cili po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po mbahet Asambleja e Partisë Socialiste.
Pamjet filmike tregojnë momentin kur protestuesit, të pozicionuar përgjatë rrugës, hodhën vezë në drejtim të automjetit të kreut të qeverisë.
Të lidhura
None found
Incidenti ndodhi teksa po kalonte eskortën e kryeministrit, ndërsa Rama po shkonte në mbledhjen e socialistëve. Në këtë takim pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike dhe çështjet që lidhen me organizimin e Partisë Socialiste.








