Konferenca e 48-të e Frankofonisë (CMF) po zhvillohet më 14 nëntor 2026 në Phnom Penh, kryeqytetin e Kamboxhias, ku është e pranishme edhe Kosova.
Delegacionin e Kosovës e përfaqëson Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Të lidhura
None found
Në njoftim thuhet se pjesëmarrja shpreh vullnetin e Kosovës për të konsoliduar marrëdhëniet me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) dhe për t’u përfshirë aktivisht në nismat e saj.
Prania në konferencë, sipas njoftimit, riafirmon gjithashtu përkushtimin e vendit ndaj parimeve të Frankofonisë, dialogut shumëpalësh, paqes dhe bashkëpunimit mes shteteve e popujve.





