Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u takua në Prishtinë me homologun e tij izraelit, Moshe Zuares.
Përmes një postimi në Facebook, Ademi e cilësoi kënaqësi ritakimin me atë që e quajti “miku” i tij.
Të lidhura
None found
Ademi tregoi se, gjatë darkës tradicionale përpara ndeshjes Kosovë-Izrael, diskutuan për marrëdhëniet e mira mes dy federatave dhe për zhvillimin e futbollit. Ai tha se i uruan njëri-tjetrit një lojë të bukur, në frymën e “fair-play”-it.





