Ish-drejtori i TEC “Manastir” dënohet me dy vjet burg, ndërmarrja u dëmtua me rreth 2.9 milionë euro

Pece Matevski, ish-drejtor i TEC “Manastir”, u dënua me dy vjet burg nga Gjykata Themelore në Manastir për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit gjatë një prokurimi publik për nxjerrjen e djerrinës. Në vendimin e shkallës së parë, gjykata vlerësoi se termocentrali pësoi një dëm prej afërsisht 2.9 milionë eurosh nga procedura e tenderit, vlera e të cilit kalonte 11 milionë euro.

Çështja lidhet me tenderin e vitit 2022 për nxjerrjen e djerrinës në minierën Brod Gneotino. Kontrata iu dha kompanisë “Rud Kop”, me seli në Manastir, pasi oferta e kompanisë “Granit”, me seli në Shkup, u përjashtua nga procedura. Sipas aktakuzës, “Granit” plotësonte kushtet teknike dhe kishte paraqitur çmimin më të ulët, por për shkak të refuzimit të ofertës nuk mori pjesë në ankandin elektronik.

Të lidhura

None found

Gjykata arriti në përfundimin se Matevski, së bashku me tre anëtarë të komisionit të ekspertëve, i mundësuan “Rud Kop”-it të përfitonte shumën që përbënte diferencën mes çmimeve të ofruara. Në arsyetimin e vendimit, dëmi i shkaktuar TEC “Manastir” llogaritet në 178.370.319 denarë.

Secili nga tre anëtarët e komisionit të ekspertëve u dënua me nga një vit burg me kusht. Ata nuk do ta vuajnë dënimin nëse nuk kryejnë një krim tjetër brenda dy viteve nga marrja formë të prerë e vendimit. Dënime me kusht morën edhe tre punonjës të Byrosë së Prokurimit Publik, ndërsa tre anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik u shpallën të pafajshëm.


Shtuar më 13.11.2026 09:38

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişUltrabetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet