Ivan Balliu ka vendosur të mos luajë më për përfaqësuesen e Shqipërisë, duke u tërhequr nga Kombëtarja.
Vendimin e mbrojtësit të Rayo Vallecanos e bëri publik të hënën Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai e falënderoi Balliun për kontributin dhe e vlerësoi si lojtar me cilësi të veçanta.
Të lidhura
None found
“Faleminderit nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares. Uroj që ky rrugëtim me Shqipërinë të ketë qenë po aq i veçantë për ty sa ishte për ne të të kishim në ekip”, shkroi Duka në rrjetet sociale.
Balliu, 34 vjeç, aktivizohet në Spanjë me Vallecanon. Që prej debutimit në tetor të vitit 2017, ai ka zhvilluar 24 ndeshje me fanellën kuqezi.
Mbrojtësi ishte pjesë e Shqipërisë në “Euro 2024”, ku luajti në një ndeshje.






