Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike, PLD, Monika Zajkova, u bëri thirrje qytetarëve të nënshkruajnë peticionin që synon vendosjen e një mase shtesë për monitorimin e personave që ushtrojnë dhunë.
Nisma, e nisur dje pas kërkesës së qytetarëve, parashikon përdorimin e byzylykut elektronik për ndjekjen e autorëve të dhunës.
Të lidhura
None found
Sipas peticionit, pajisja do ta paralajmërojë viktimën dhe do të njoftojë autoritetet në rast se abuzuesi i afrohet më shumë se distanca e përcaktuar me ligj.
Deri tani, peticioni ka siguruar pak më shumë se 530 nënshkrime.








