Arnold Jaho ekstradohet nga Spanja, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, në kuadër të një faze tjetër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Bëhet fjalë për Arnold Jahon, lindur në Vlorë, i cili u ekstradua nga Barcelona pas bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe homologëve të tyre në Madrid.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës, e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, në vitin 2024, ai ishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”. Në total, ndaj 41-vjeçarit janë dhënë dy vendime dënimi me 7 vite burgim.

Gjithashtu, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar ndaj tij urdhër ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Shtuar më 8.11.2026 12:28

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş