Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka sulmuar qeverisjen, duke e akuzuar atë se nuk po sjell rezultate konkrete për qytetarët dhe se po përdor propagandën si mjet kryesor.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Ramadani është shprehur se në terren nuk po zhvillohen punë të prekshme, ndërsa pushteti, sipas tij, po përpiqet ta mbulojë këtë mungesë me propagandë.
Të lidhura
None found
“Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit. Asgjë nuk realizohet, asgjë nuk ndodh në terren. E tëra propagandë”, ka shkruar deputeti i Aleancës.
Ramadani ka vënë në pikëpyetje edhe procesin e vendimmarrjes, duke pretenduar se vendimet nuk merren në institucionet përkatëse, por brenda strukturave partiake.
“Pushtetin e kanë privilegj, para fakteve nuk skuqen, vendimet i marrin në parti e jo në institucione”, ka deklaruar ai.
Në përfundim të reagimit, deputeti e ka përshkruar këtë model qeverisjeje me shprehjen “parti-shtet”.







