U kap i armatosur, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një shqiptar 39 vjeç u arrestua në Königsforst të Gjermanisë, gjatë një kontrolli rutinë të policisë, pasi në automjetin e tij, tip “Mercedes” u sekuestrua një pushkë automatike dhe qindra fishekë.

Arma dhe municioni ishin vendosur në një valixhe që ndodhej në bagazhin e makinës.

Shqiptari është dërguar para ekspertëve të policisë, ndërsa origjina e armës është objekt i një hetimi të vazhdueshëm.

Nuk është zbuluar ende plani i 39-vjeçarit dhe arsyet pse në automjetin e tij u gjendë një arsenal aq i madh armësh. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 2.10.2020 18:27