Marta Kos: Kosova vijon të jetë e angazhuar në rrugën drejt BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ishte një nga folëset kryesore në takimin e zhvilluar sot mbi paketën e zgjerimit të Unionit.

Gjatë fjalës së saj, ajo trajtoi veçmas situatën e vendeve që synojnë anëtarësimin në BE, duke renditur hapat që duhet të ndërmerren dhe vështirësitë që ato përballojnë.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar Kosovës, Kos nënvizoi se vendi vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj perspektivës së tij evropiane dhe shprehu pritshmëri për avancimin e mëtejshëm të tij.

“Kosova ka ruajtur angazhimin ndaj rrugëtimit evropian dhe gëzon mbështetje të gjerë nga qytetarët.

Gjatë periudhës së raportimit, ngërçi institucional ndikoi në zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, në kohët e fundit, Kosova ka përshpejtuar zbatimin e agjendës së reformave. Bashkimi Evropian e mirëpret zgjedhjen e presidentit të ri dhe shpreson që rikthimi i stabilitetit institucional t’i hapë rrugë përparimit të Kosovës”, deklaroi ajo.


Shtuar më 4.11.2026 13:54