Njihuni me parashikimin e motit 4 Nëntor 2026, ja sa do të jenë temperaturat

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat në momente të caktuara pritet të bëhen deri të dendura.

Era do të fryjë nga drejtimi Veri-Verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 10 m/s.

Të lidhura

None found

Sa i përket kushteve detare, në të dy detet parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.

 


Shtuar më 4.11.2026 07:26