KSHZ: Në Bërvenicë, deri në orën 13:00 votuan 4.518 qytetarë

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës ka vijuar të rritet gjatë ditës.

Të dhënat e publikuara nga KSHZ-ja tregojnë se deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 persona, ose 27,81% e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore.

Të lidhura

None found

Votimi po zhvillohet në të gjitha qendrat e votimit në komunë dhe, deri në këtë moment, nuk janë raportuar incidente apo vështirësi.


Shtuar më 1.11.2026 14:05