VIDEO/ Gabimet dhe mosha ngrenë pikëpyetje për Berat Gjimshitin, alarm edhe te Kombëtarja

Noem SC fitoi 2-1 ndaj Al-Diriyah në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite, ku titullar për skuadrën humbëse ishte edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Paraqitja e 33-vjeçarit nuk ishte në nivelin e pritshmërive. Gjimshiti u vlerësua me notën 5.8, e dyta më e ulët në ekip gjatë kësaj sfide, ndërsa shkaktoi edhe një penallti.

Të lidhura

None found

Eksperienca e mbrojtësit te skuadra saudite nuk po rezulton pozitive, teksa disa kritikë ia atribuojnë këtë rënie edhe moshës. Gjimshiti duket se nuk po ofron më të njëjtën siguri në prapavijë si më parë.

Situata e kapitenit të Shqipërisë mbetet e paqartë dhe kjo formë ka ngritur shqetësime edhe për trajnerin e kuqezinjve, Rolando Maran.