Liqeni i Mavrovës dhe rrjedhat ujore brenda territorit të Parkut Kombëtar „Mavrova” janë pasuruar me sasi të reja peshqish.
Si pjesë e Planit Vjetor për ripopullimin e ujërave, në liqen dhe në ujërat përreth janë lëshuar 200 kilogramë troftë dhe 200 kilogramë krap, ose gjithsej 400 kilogramë peshq.
Të lidhura
None found
Sipas Parkut Kombëtar „Mavrova”, ky proces zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen dhe përmirësimin e fondit të peshkut, si dhe për mbajtjen e ekuilibrit natyror në ekosistemet ujore.
„Mbrojtja e ujërave dhe e fondit të peshkut është përgjegjësi e përbashkët. Duke respektuar rregullat dhe duke u sjellë me përgjegjësi, kontribuojmë në ruajtjen e pasurisë natyrore të parkut”, thuhet në njoftimin e NP „Mavrova”.
Ndërkohë, nga nesër nis zbatimi i ndalesës dymujore për peshkimin e krapit (Cyprinus carpio) në zonën rekreative të Liqenit të Mavrovës. Vendimi është marrë nga ministri përkatës me kërkesë të drejtuesve të Parkut Kombëtar dhe do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026.
Parku Kombëtar „Mavrova” sqaron se ndalesa synon t’u japë mundësi peshqve të lëshuar të përshtaten, të përhapen dhe të rriten me sukses në kushtet natyrore të Liqenit të Mavrovës, duke ndihmuar në ruajtjen dhe ripërtëritjen e fondit të peshkut.








