Xheneta Fetahu ka “shpërthyer” në rrjetet sociale ndaj një postimi që Brikena, e cila ishte shfaqur e veshur me një bluze të bardhë, ku në të cilën shkruhej “jam prona private e Mateo Borrit”.
Por ky postim i Brikenës nuk është pritur aspak mirë nga Xheneta, e cila ka reaguar ashpër përmes një InstaStory, duke kritikuar mesazhin, që sipas saj, ka ardhur në një kohë që Kosova është e tronditur nga vrasja e Arlindës.
Të lidhura
None found
Ajo ka theksuar se dashuria nuk duhet të ngatërrohet me pronësinë dhe se asnjë person nuk mund të konsiderohet pronë e partnerit të tij.
Postimi i plotë:
Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me “jam pronë e të dashurit” ???? ËTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit! Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’ta jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty. Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu. Se sot e thua për story, nesër dikush e merr si të drejtë me kontrollu jetën e tjetrit. Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit.







