Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, bëri të ditur se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi. Memorandumi parasheh krijimin e një brezi të ri të gjelbër mbrojtës.
Sipas Pacollit, në Obiliq, ku ndotja është e konsiderueshme, pemët e reja do të kenë funksion përtej atij dekorativ: ato pritet të ndihmojnë në filtrimin natyror të ajrit. Ministrja tha se do të vijojë mbështetja për nisma mjedisore që zgjerojnë hapësirat e gjelbra dhe mbrojnë shëndetin e qytetarëve.
Të lidhura
None found
Investimi për gjelbërimin e qytetit dhe uljen e ndotjes kap vlerën e 89 mijë eurove.






