Hradec Králové triumfoi 6-0 ndaj Partizanit U-19 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League. Takimi u luajt në Shtëpinë e Futbollit, ku skuadra çeke shënoi gjashtë herë pa pësuar gol.
Të kuqtë arritën në këtë fazë pasi eliminuan Valletta-n e Maltës në raundin e parë, me rezultat të përgjithshëm 6-0 në dy ndeshjet e zhvilluara.
Të lidhura
None found
Golin e parë të përballjes e realizoi Matuška në minutën 45’+1. Partizani mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 58-të, kur Nela u ndëshkua me karton të kuq. Fejgl shënoi në minutën e 64-t, Halama në të 68-tën dhe Ponikelský në të 76-tën. Ayomide vulosi shifrat 6-0 me dy gola, në minutat 84 dhe 90.
Ndeshja e kthimit është programuar më 4 nëntor në Çeki. Partizani U-19 do të përballet sërish me Hradec Králové në “Malsovicka Arena”, duke nisur nga ora 17:30.





