Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 8 vdekje nga COVID-19 dhe 2.279 raste pozitive.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon gjithashtu se, sot janë shëruar 325 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025, kurse numri total i rasteve aktive është 18.287./albeu.com