Një 63-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:15, ndërsa nga përplasja mbeti e plagosur edhe një 63-vjeçare, e cila po lëvizte si këmbësore.
Ai u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.






